Pasi kërcënoi Zana Avdiun, arrestohet e dërgohet në mbajtje një 22-vjeçar

Pasi kërcënoi Zana Avdiun, arrestohet e dërgohet në mbajtje një 22-vjeçar

23:39, 07/12/2022

Zana Avdiu ka qenë një prej emrave më të përmendur ditët e fundit.

Aktivistja kosovare kritikoi gjestin e Granit Xhakës në ndeshjen përballë Serbisë, kritikë kjo që ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale.

Nuk mungoi as vet babai i futbollistit, që në një mënyrë edhe kërcënoi Avdiun, duke i thënë që mos të merret më me familjen Xhaka.

Pas kësaj deklarate, të nesërmen vërshuan edhe kërcënime të shumta.

Për njërin prej tyre ka reaguar edhe Policia e Kosovës. 

Siç shkruan Sinjali, një 22-vjeçar tashmë është arrestuar e është dërguar në mbajtje për 48-orë, vendim ky i Prokurorit.

Kujtojmë se, siç ka thënë avokati i aktivistes, Arianit Koci, klientja e tij ka pranuar afër 11 mijë kërcënime pas deklaratës kundër Xhakës, me ç’rast e quajti rrugaçëri gjestin e futbollistit të Arsenalit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco