S'ka qetësi në veri, Policia i konfirmon dy sulme me shok-bomba në 'Lagjen e Boshnjakëve'

S'ka qetësi në veri, Policia i konfirmon dy sulme me shok-bomba në 'Lagjen e Boshnjakëve'

22:45, 07/12/2022

Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, ka deklaruar se mbrëmjen e së mërkurës kanë ndodhur dy sulme me shok-bomba në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Kosovës.

Shpërthimet kanë ndodhur më saktësisht afër objektit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë tek Lagjja e Boshnjakëve.

Hoti ka deklaruar se nga këto sulme s’ka të lënduar e as dëme materiale.

“Është e vërtetë që ka pasur shpërthime në dy lokacione të ndryshime. Bëhet fjalë për sulme me shok-bomba, s’ka të lënduar e as dëme materiale”, konfirmoi Hoti.

Kujtojmë se të martën ndodhën shpërthime të njëpasnjëshme në komunat veriore Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco