Zv.ministri i bënë bilancin debateve televizive: Në 100% prej tyre portretizohet Qeveria e Presidenca të dështuara

Zv.ministri i bënë bilancin debateve televizive: Në 100% prej tyre portretizohet Qeveria e Presidenca të dështuara

22:33, 07/12/2022

Zv.ministri i Brendshëm, Blerim Gashani i ka bërë një bilanc debateve televizive në vend, ku sipas tij nga 365 ditët e vitit, në televizionet tona, në prime time, kemi debate - përafërsisht - në 250 nga to, shkruan Syri.net Kosova.

"250 mbramje në vit shoqërisë kosovare i servohet debat.
Nga to, nja 245 kanë temë politikën. 
Nga to, nja 240 kanë temë bosht Qeverinë (duke përfshirë shpesh edhe Presidencën) e Republikës së Kosovës.
Në këto të fundit, në 100 % të tyre, d.m.th. në 240 nga 240 mbramje debati, Qeveria (dhe Presidenca) portretizohet se ka dështuar, ka qenë gabim, ka performuar varfër, ka qenë e keqe, ka qenë djalli vetë.
100 për qind të rasteve.
Gjithmonë.
Pa asnjë përjashtim.
Hiç, asnjë përjashtim!", ka shkruar ai në reagim.

Dersia ka pyetur "Po, a është e mundshme kjo, o njerëz?!
Edhe nëse kjo do t'ishte ndonjë qeveri (e presidencë) autokratike, diktatoriale, fashiste a kriminale e kushedi çfarë shteti - fqinj apo në skaj të botës - kjo, thjesht, nuk ka mundësi të ndodhë.
Si mund të ndodhë kjo, o njerëz?!
Si mund të ndodhë kjo?!
Mendoni pak!
Pastaj e shihni se sa e nga kush po kontaminohet sfera jonë publike".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco