GAP tallet me Qeverinë: Do të fillojmë ti ndryshojmë edhe faktet rreth buxhetit të shtetit

GAP tallet me Qeverinë: Do të fillojmë ti ndryshojmë edhe faktet rreth buxhetit të shtetit

22:22, 07/12/2022

Instituti GAP, pas kritikave që ka marrë nga qeveritarët pas analizës për buxhetin, ka filluar edhe të tallet me këtë të fundit, shkruan Syri.net Kosova.

Blendi Hasaj nga GAP po thotë që nga sot do të fillojmë që ti ndryshojmë edhe faktet rreth buxhetit të shtetit.

"-        Konkretisht, le të mbetet gënjeshtër e të kaluarës se rruga Rruga Nacionale Prishtinë-Gjilan-Konqul ka filluar të ndërtohet në vitin 2017 dhe që për të njëjtën deri më tani janë shpenzuar 25 milionë euro. Ky nga sot shndërrohet në projekt të ri të Qeverisë Kurti që fillon në vitin 2023.
-        Gënjeshtër është që zgjerimi i rrugës Dollc-Gjakovë ka filluar në vitin 2018 dhe janë shpenzuar 7.1 milionë euro deri më tani. Ky projekt fillon në vitin 2023.
-        Gënjeshtër është edhe që është ndërtuar një pjesë e autostradës Prishtinë-Pejë dhe deri më tani janë shpenzuar 125 milionë euro. Edhe ky projekt pritet të nisë në vitin 2023.
-        Etj.
E projekte të tilla që faktet thonë që kanë nisur edhe qysh në vitin 2008 e nuk kanë përfunduar ende, në vitin 2023, sipas dokumentit zyrtar të projektbuxhetit 2023, kapin vlerën plot 611.5 milionë euro nga 811 milionë euro në total për investime kapitale. Pra, projekte të vjetra të cilat i kanë nisur dhe buxhetuar qeveritë e Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Haradinajt e Hotit. Investime kapitale të reja në vitin 2023 janë vetëm 200 milionë euro, nga të cilat vetëm 51.2 milionë euro janë të nivelit qendror; ku 23 nga këto 51.2 milionë euro janë shpërndarë në investime direkte në komuna (e se si janë shpërndarë po dihet). Por në e ftojmë departamentin e buxhetit të MF-së që ti “korrigjojë” këto gabime në projektbuxhetin 2023, dhe të gjitha projektet ti vë si ndarje buxhetore të reja/shtesë për vitin 2023, më datë fillimi të projekteve 1 janarin e vitit 2023.", ka shkruar ai në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco