Ibrahimi: Veriun nuk mund ta integrosh me forcë

Ibrahimi: Veriun nuk mund ta integrosh me forcë

22:14, 07/12/2022

Opinionisti Ilir Ibrahimi, tha se është e pamundur të integrohet me zor pjesa veriore e Kosovës.

Ibrahimi në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se është e pamundur ta integrosh atë pjesë nëse popullsia nuk dëshiron të integrohet.

Ai theksoi se për zgjidhjen e këtij problem ndoshta mund të vije sërish në opsion shkëmbimi i territoreve.

“Është e pamundur ta integrosh një pjesë të popullatës e cila nuk dëshiron të integrohet. Ky është fakt i njohur dhe atë nuk mund ta bësh me forcë. Përpjekjet e faktorit ndërkombëtar kanë qenë për ta justifikuar vetën sepse në shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur ne e dimë se si ka ardhur deri tek ajo dhe argumenti kryesor është krijimi i një shteti multietnik, pra disa grupe etnie të jetojnë bashkarisht në një shtet”, tha Ibrahimi.

“Prapë duhet ta pyesim vetën “A justifikohet një investim kaq i madh i Kosovës për të vazhduar këtë lloj përpjekje me veriun apo duhet t’i kthehemi shkëmbimit të territoreve”, theksoi ai.

Gjatë së martës zyrtarët komunalë zgjedhor e patën të pamundur të shkojnë në zyrat e tyre në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok, për t’i nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve që pritet të mbahen më 18 dhjetor.

Kjo për shkak të shpërthimeve që u shkaktuan nga serbët që përdorën shok bomba, granata dore por edhe gjuajtjeve me armë zjarri.

Edhe pse të shoqëruar me polici ata nuk mundën të kryejnë detyrat e tyre për shkak të rrezikut që ekzistonte.

Derisa sot, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, në një konferencë për media tha se disa nga kriminelët e përfshirë në këto akte janë ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco