Agim Bahtiri zbardh për herë të parë takimin me Ramush Haradinajn, në shtëpinë e Radojçiqit

Agim Bahtiri zbardh për herë të parë takimin me Ramush Haradinajn, në shtëpinë e Radojçiqit

21:37, 07/12/2022

Agim Bahtiri ka treguar se si e ka takuar Ramush Haradinajn te shtëpia e Radojçiqit para se të bëhej qeveria e PAN it me kryeministër Haradinajn.

Bahtirit i është kërkuar të ndikojë që ministria e Bujqësisë t’i jepet Listës Serbe.

Pas takimit Haradinaj sipas  Bahtirit ka hipur ne mercedesin e Radojçiqit me të cilin është larguar.

Bahtiri ka rrëfyer në kanal 10 se si e ka thirrur para këtij takimi Haradinaj dhe i ka thënë rreth orës 1 të natës se dëshiron ta takojë. Kur Bahtiri e ka pyetur Haradinaj i ka thënë se për lokacionin e thirr dikush tjetër. “Rakiqi më ka thirrë më pas në telefon dhe kam shkuar” ka thënë Agim Bahtiri në debatin televiziv.

Me votat e Listës serbe dhe kushtet e tyre Ramush Haradinaj ishte zgjedhur kryeministër. Ivan Radojçiq njihet si një figurë kriminale që udhëheq bandat në veriun e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco