Raportohet për një shpërthim tjetër në veri

Raportohet për një shpërthim tjetër në veri

21:10, 07/12/2022
Një shpërthim tjetër ka ndodhur sonte në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Kështu po raporton nga vendi i ngjarjes gazetarja e Tëvë 1, Florijeta Dernjani.

Përpos Policisë së Kosovës, në vendngjarje janë edhe disa vetura të EULEX-it.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri te ky shpërthim.

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar disa shpërthime në pjesën veriore të vendit, si shenjë revolte për zgjedhjet që pritet të mbahen më 18 dhjetor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco