Aplikimi i Kosovës në BE, Bislimi merr rrugë drejt Brukselit

Aplikimi i Kosovës në BE, Bislimi merr rrugë drejt Brukselit

20:53, 07/12/2022

Besnik Bislimi sërish shkoi në Bruksel.

Zëvendëskryeministri i parë përgjegjës për Integrim Evropian, Zhvillim e Dialog, në kryeqytetin e Bashkimit Evropian shkon, për siç njoftoi qeveria për informim e koordinim sa i përket aplikimit të Kosovës, për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

Takimet do t’i ketë në Këshill, Parlament e Komision Evropian.

Zëvendëspresidentja e Komisionit, Vera Jurova, lajmëroi takimin me Bislimin, për të enjten duke ju referuar atij “Zëvendëskryeministër i Kosovës”.

Kurse njoftimi për takim me Komisionarin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i referohet njeriut të dytë të qeverisë si Zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës.

Kjo është e rrallë pasi që Komisioni s’e njeh Kosovën shtet.

Planin e republikës për të aplikuar këtë muaj që të merret statusi i vendit kandidat për të hyrë në Union, të martën e kristalizoi e para e shtetit Vjosa Osmani, në Samitin e Tiranës BE-Ballkani Perëndimor.

Presidentja, thotë se është shumë herët të flitet për qëndrimet që i kanë shtetet veç e veç, por shton se po punohet me secilin. Nga 27 vende anëtare të BE-së, pesë s’e njohin Kosovën shtet të pavarur e sovran.

“Puna e vërtetë fillon pas aplikimit edhe pse kemi bërë shumë deri tani. Por ta kuptojmë që ky është një proces shumë kompleks që mund të marrë kohë. Do të jetë hap pozitiv sepse shtyn përpara reformat në Kosovës dhe na ofron me BE-në”, është shprehur Osmani.

Nga ana e tij njëri nga zyrtarët më me peshë në BE, kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se janë të njoftuar për planin e depozitimit të kërkesës kosovare.

Sipas tij, KE-ja do ta trajtojë këtë temë dhe do shihet se çfarë vijimi do t’i jepet asaj.

Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, pos Kosovës edhe Bosnjë e Hercegovina se ka statusin e vendit kandidat për në BE. Sarajeva zyrtare tash e sa vjet ka dorëzuar aplikimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco