I riu në Prishtinë kapet me thikë e kokainë, përfundon në Polici

I riu në Prishtinë kapet me thikë e kokainë, përfundon në Polici

20:25, 07/12/2022

Konsumimi i drogës dhe mbajtja e armëve pa leje është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë, në fshatin Trudë të Prishtinës, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndaluar një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të të dyshuarit 26-vjeçar V.L., zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar nga i riu një mjet të mprehtë, thikë, si dhe një sasi të substancës narkotike, e llojit kokainë.

Për shkak të posedimit të thikës dhe drogës, ai është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rasteve ndaj tij për dy vepra penale dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor së bashku me sendet e sekuestruara me rastin e kontrollit policor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco