Pronari i kap mat hajnat e armatosur në shtëpi, ata ikin derisa arrin Policia

Pronari i kap mat hajnat e armatosur në shtëpi, ata ikin derisa arrin Policia

20:15, 07/12/2022

Hyrjet e hajnave me forcë brenda shtëpive private, banesave, institucioneve financiare e bizneseve të ndryshme, po u shkaktojnë humbje e pasiguri të mëdha qytetarëve të vendit. Ka edhe raste kur ata kapen në flagrancë nga pronarët e shtëpive, të cilët herë arrijnë t’i ndalin e herë iu ikin para syve.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Dubovë e Vogël e Istogut, ku dy persona të armatosur dhe me maska ia kanë mësyrë një shtëpie. Të dyshuarit kanë depërtuar brenda shtëpisë me forcë dhe teksa kanë qenë në katin e dytë, pronari e ka vërejtur se diçka e dyshimtë po ndodhë në shtëpinë e tij.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur ta njoftojë Policinë, me ç’rast derisa zyrtarët policorë kanë arritur në vendin e ngjarjes të dyshuarit janë larguar, pa arritur të vjedhin para e gjësende me vlerë.

Kërkimet për t’i kapur të dyshuarit kanë nisur pas denoncimtit të rastit, por Policia fillimisht kishte hasur në një veturë të braktisur, e cila ishte marrë me qira nga i dyshuari. Gjurmët që gjetën zyrtarët policorë ndihmuan në zbulimin e njërit nga personat e dyshuar.

Sinjali mëson se pas identifikimit të personit të dyshuar, Policia ka arritur ta arrestojë të njëjtin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 48 orësh për veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco