Ambasadori francez për shpërthimet në veri: Aktet e frikësimit shumë shqetësuese

Ambasadori francez për shpërthimet në veri: Aktet e frikësimit shumë shqetësuese

11:24, 07/12/2022

Për kaset-bombat dhe gjuajtjet me armë zjarri në veri nga bandat kriminale në zyret e KQZ-së, ka reaguar edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Guerot, përmes një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, i ka cilësuar si “shumë shqetësuese” aktet e frikësimit, ndërsa ka kërkuar që kjo çështje të zgjidhet përmes dialogut.

“Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese. Dialogu është rruga e duhur”, ka deklaruar ambasadori francez.

Lidhur me ngjarjet e fundit në veri ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke përshëndetur prezencën e Policisë së Kosovës dhe atë të EULEX-it.

“Vërtet shumë shqetësuese. Dhuna e djeshme ndaj zyrave zgjedhore komunale është e papranueshme. Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, ka deklaruar Rohde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco