Çfarë po ndodh? Të shtëna në veri të Kosovës, gazetari zbulon grupet që shkaktojnë trazira

Çfarë po ndodh? Të shtëna në veri të Kosovës, gazetari zbulon grupet që shkaktojnë trazira

10:28, 07/12/2022

Gazetari Kosovë Gjoci ka dhënë detaje në lidhje me tensionet që janë krijuar së fundmi në veri të Kosovës. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, ai tha se në veri janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas burimeve të tij në momentin që zyrtarët e KQZ kanë mbërritur në zyrat e tyre para objektit janë mbledhur një grup njerëzish dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë.

Më tej ai bëri me dije se zyrtarët kanë lënë zyrat dhe nën shoqërimin e policisë janë larguar. Dyshohet se pas këtyre incidenteve qëndrojnë grupet politike.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Mitrovicë të Veriut. Për ngjarjen në fjalë ka pas reagime të shumta nga opozita, ku Ramush Haradinaj ka kritikuar kreun e qeverisë Albin Kurti.

Zyrtarët e KQZ gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme kanë thënë se nuk mund të sigurojnë punëtorët e tij dhe se për ta kërkohet siguri. Bëhet e ditur ndër të tjera se ato do të komunikojnë me institucionet e vendit në mënyrë që të vendosin se si do të zhvillohen zgjedhjet.

Disa grupe të qytetarëve serbë në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut penguan të martën hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente, por pa pasoja në njerëz.

Në këto dy komuna, ashtu si edhe në Zveçan dhe Leposaviq  që të gjitha të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës – pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë, më 18 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco