ShBA-ja thotë se nuk i inkurajoi ukrainasit të sulmojnë brenda Rusisë

ShBA-ja thotë se nuk i inkurajoi ukrainasit të sulmojnë brenda Rusisë

09:52, 07/12/2022

Washingtoni as nuk e ka inkurajuar dhe as nuk i ka mundësuar Ukrainës të godasë objektivat brenda Rusisë”.

Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, raporton BBC.

Blinkeni u kundërpërgjigj pasi Moska akuzoi Kievin për kryerjen e sulmeve me dronë në tre fusha ajrore ruse, dy prej tyre qindra kilometra nga Ukraina.

“Ne as nuk i kemi inkurajuar dhe as i kemi mundësuar ukrainasit që të godasin brenda Rusisë, por gjëja e rëndësishme është të kuptojmë se çfarë po përjetojnë ukrainasit çdo ditë me agresionin e vazhdueshëm rus kundër vendit të tyre”, tha Blinken.

Ndërsa, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka paralajmëruar vazhdimisht ShBA-në dhe aleatët e saj që të mos kalojnë “vijat e kuqe” duke furnizuar Ukrainën me armë me rreze të gjatë.

Aleanca ushtarake e NATO-s e udhëhequr nga ShBA ka përjashtuar mundësinë e ofrimit të armëve të tilla për Kievin, mes shqetësimeve se kjo mund të çojë në një përshkallëzim të madh me një Rusi të armatosur bërthamore që pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Dy shpërthime në aeroporte ruse u raportuan të hënën, në rajonet Ryazan dhe Saratov.

Rusia ka thënë se një tjetër sulm ishte të martën, në rajonin Kursk që kufizohet me Ukrainën.

Sulmi i fundit raketor i Rusisë në Ukrainë ishte të hënën, kur 70 raketa u hodhën në objektiva në të gjithë vendin. Katër persona u vranë, thanë zyrtarët lokalë.

Miliona njerëz në të gjithë vendin tani janë pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm, duke rritur frikën se njerëzit mund të vdesin nga hipotermia në temperatura nën zero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco