Lubonja: Ngjarjet në veri të Kosovës nuk  ndikojnë vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri

Lubonja: Ngjarjet në veri të Kosovës nuk ndikojnë vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri

07:47, 07/12/2022

Bashkimi Evropian është larg vlerave që i ka pasur gjatë viteve të 90-ta sepse sipas tij  tani BE-ja po bashkëpunon edhe me autokrat për interesa të saj gjeostrategjike, ka thënë analisti Fatos Lubonja.

Publicisti Fatos Lubonja i është përgjigjur pyetjes së Ermal Pandurit në emisionin Debat Plus ku e ka pyetur se si i sheh Tirana zyrtare zhvillimet në veri të Kosovës.

Lubonja ka thënë se ngjarjet kanë mbetur nën hije si pasojë e Samitit BE- Ballkani Perëndimor dhe nga sulmi ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.

“Këto janë ngjarje të rëndësishme që nuk e prekin vetëm Kosovën por, edhe Shqipërinë”, ka theksuar Lubonja.

Më tej ai ka folur për Samitin BE- Ballkani Perëndimor i cili është duke u mbajtur në kryeqytetin e Shqipërisë ku ka thënë se “do të ishte jo aq i rëndësishëm grushti sikur të mos ishte një lloj i treguesit të përshkallëzimit të rrezikshëm që është duke ndodhur në Shqipëri , sa i përket instalimit të një regjimi autoritar”.

Ndërkohë ai ka thënë se është rrënuar një hotel i një pronari të mediave në mënyrë të paligjshme nga pushteti.

“Në kohët e fundit ka veprime të cilat tregojnë se Shqipëria nuk ka aspak lidhje me shtetin e së drejtës, por është një shtet autoritar i qeverisur nga një bande që nuk ka frik nga askush, nuk ka kontrolle pushteti”, ka deklaruar Lubanja.

Sipas tij grushti ndaj Berishës është një simptom e një përçarje në mes të shoqërisë.

Lubonja, ka thënë e Bashkimi Evropian është larg vlerave që i ka pasur gjatë viteve të 90-ta sepse sipas tij tani BE-ja po bashkëpunon edhe me autokrat për interesa të saj gjeostrategjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco