Policia largon gazetarët nga veriu, thotë se s’ka siguri atje

Policia largon gazetarët nga veriu, thotë se s’ka siguri atje

22:15, 06/12/2022

Policia e Kosovës i ka larguar gazetarët nga pjesa veriore, me pretendimin se nuk ka siguri për qëndruar aty.

Policia vetëm disa minuta më parë përmes një reagimi theksoi se situata në veri është stabile, ndërsa ftoi qytetarët të jenë të qetë e bashkëpunues.

Gjatë ditës së sotme, janë raportuar disa sulme nëpër komunat veriore. Sulmet ndodhën në ditën kur zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor shkuan në veri për t’u përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.

Reagime për sulmet pati kryeministrin Albin Kurti, i cili paralajmëroi shtim të forcave policore në veri, ndërsa fajësoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq për orkestrimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco