Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Mbledhja pritet të zhvillohet duke filluar nga 09:30.
Në rend dite pritet që të jetë miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme.
Rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 24 tetor dhe 18 nëntor 2022:
8. Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,
9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022:
9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021.
© SYRI.net