Asamblisti i Vetëvendosjes caktohet kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc”

Asamblisti i Vetëvendosjes caktohet kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc”

20:35, 04/12/2022

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Faruk Mujka, është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc”.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Mujka, teksa tha se është koha për një udhëtim të ri.

“Çdo udhëtim ka fillimin, itinerarin dhe fundin e tij. Nga secili udhëtim kam fituar njohuri, eksperienca dhe miq të ri. Gjërat e këqija të përjetuara gjatë rrugëtimit hudhen pas shpine”, ka shkruar Mujka.

Po ashtu ai tha se ndërmarrja “Ibër-Lepenc”, është tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomike të Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Nga, nesër filloj detyrën e re, Kryeshef Ekzekutiv në NHE “Ibër – Lepenc”, ndërmarrje tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Vend ideal për të kontribuar dhe treguar aftësitë e duhura menaxhuese në përputhje me pritjet e qytetarëve”, shtoi ai.

Ndërsa në vendimin e publikuar nga Mujka, thuhet se mandati i tij nis nga 6 dhjetori i këtij viti, ndërsa përfundon pas tri viteve, por me opsion të vazhdimit./Lajmi.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco