Liderët nga Lugina, pjesë e tubimit të VV-së në Zvicër

Liderët nga Lugina, pjesë e tubimit të VV-së në Zvicër

19:23, 04/12/2022

Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur një tubim në Zvicër.

Mbajtja e tubimeve të partive politike në diasporë është shpeshtuar muajve të fundit. 

Një tubim në Zvicër e ka mbajtur edhe Lëvizja Vetëvendosje, por për dallim nga herët e tjera që përfaqësuesit e partive shqiptare në Luginë të Preshevës e ruanin paanshmërinë në raport me partitë në Kosovë, duket se tani edhe “përgjegjshmërisë” së tyre i ka ardhur fundi.

Siç shihet edhe në fotografitë e këtij tubimi partiak, krah Glauk Konjufca shihen edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, si dhe përfaqësues të tjerë të partive shqiptare në Luginë të Preshevës.

Marrëdhëniet e kryeministrit Kurti me kryetarin e Preshevës, Shqipërim Arifi, dihet se nuk janë aspekt të mira dhe LVV hapur ia ka mbajtur anën Kamberit, por Kurti e ka emëruar Ardita Sinanin edhe si këshilltare politike për Luginën e Preshevës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco