Analiza e GAP nxjerr problemet e vazhdueshme në realizimin e buxhetit vjetor

Analiza e GAP nxjerr problemet e vazhdueshme në realizimin e buxhetit vjetor

19:06, 04/12/2022

GAP publikon të gjeturat e analizës për projektbuxhetin 2023 për të hyrat dhe shpenzimet 

Blendi Hasaj nga GAP ka njoftuar se ky institut sot ka publikuar analizën “Projektbuxheti 2023: Analizë e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore”, shkruan Syri.net Kosova.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar disa nga të gjeturat e analizës për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore.

Sipas analizës nga GAP ka pasur probleme të vazhdueshme në realizimin e buxhetit vjetor.

"🟠 Dinamikë e ulët e realizimit të investimeve kapitale;
🟠 Mos ndërlidhje e buxhetit me dokumentet strategjike afatmesme dhe afatgjata;
🟠 Përdorim i madh i linjave buxhetore pa destimin/kontigjencave dhe linja të përgjithshme buxhetore jo-konform UA për për kriteret përzgjedhëse dhe prioritizimin e projekteve kapitale;
🟠 Neglizhim i perspektivës gjinore në projektbuxhet.", theksohet mes tjerash në postimin e Hasajt.

Analizën e plotë e gjëni më poshtë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco