Ja si duken të hyrat dhe shpenzimet për projektbuxhetin 2023, sipas analizës nga GAP

Ja si duken të hyrat dhe shpenzimet për projektbuxhetin 2023, sipas analizës nga GAP

18:50, 04/12/2022

Blendi Hasaj nga GAP ka njoftuar se ky institut sot ka publikuar analizën “Projektbuxheti 2023: Analizë e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore”, shkruan Syri.net Kosova.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar disa nga të gjeturat e analizës për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore.

"🟠 Rreth 38 milionë euro më shumë për shëndetësi se në vitin 2022. Po ashtu, rreth 39 milionë euro më shumë për pensione dhe politika sociale dhe 144 milionë euro subvencione dhe transfere për Pakon e Rimëkëmbjes. 

Mbi 65.1 milionë euro për Ligjin e pagave. Rreth 13 milionë euro më shumë për institucionet kryesore në sektorin e arsimit. Tetë milionë euro më shumë për sektorin e drejtësisë. 75 milionë euro për përballjen me krizën energjetike;

🟠 1,435 vende të reja të punës në sektorin publik, prej të cilave 300 vende shtesë në Policinë e Kosovës, 108 në Kuvendin e Kosovës, 86 në Komunën e Prishtinës, 44 në Komunën e Prizrenit, etj;

🟠 Në periudhën janar-shtator 2022, Komuna e Prishtinës ka realizuar vetëm 9% të buxhetit për investime kapitale, ndërkaq komunat sikurse ajo e Ferizajt dhe Gjilanit kanë realizuar 70% dhe 61%, respektivisht", ka theksuar me tjerash Hasaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco