Analiza e projektbuxhetit nga GAP: Investimet kapitale favorizojnë komunat e udhëhequra nga VV

Analiza e projektbuxhetit nga GAP: Investimet kapitale favorizojnë komunat e udhëhequra nga VV

18:42, 04/12/2022

Blendi Hasaj nga GAP ka njoftuar se ky institut sot ka publikuar analizën “Projektbuxheti 2023: Analizë e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore”, shkruan Syri.net Kosova.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar disa nga të gjeturat e analizës për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore.

"🟠 Rritje e theksuar e të hyrave (22%) dhe shpenzimeve buxhetore (17%) dhe ulje e nevojës për borxh. 3.2 miliardë euro shpenzime, një rritje 📈prej 464 milionë euro krahasuar me vitin 2022;
🟠 Rritje më e madhe e shpenzimeve rrjedhëse (18%) se sa e atyre kapitale (15%);
🟠 Investimet e reja kapitale të nivelit qendror nëpër komuna favorizojnë komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje (VV). Nga 51.2 milionë euro investime kapitale të reja të nivelit qendror këtë vit, 22 milionë euro janë destinuar për projekte specifike në komuna; 52% e kësaj shume (12 milionë euro) do të orientohet tek tri komunat e udhëhequra nga VV, komuna që mbulojnë 9% të territorit dhe 8% të popullsisë;", ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco