Dhuna ndaj grave, flet avokatja nga Kosova: 'Të lutem, lëre pas shuplakës së parë'

Dhuna ndaj grave, flet avokatja nga Kosova: 'Të lutem, lëre pas shuplakës së parë'

17:25, 04/12/2022

Brenda një jave në Kosovë u vranë dy gra. Të dyshuar kryesorë, bashkëshortët e tyre. Hamide Magashi u vra teksa po priste të sillte në jetë fëmijën e saj. Po, si mund të parandalohet kjo dhunë? Si të përballen gratë me dhunuesit? Çfarë duhet të bëjë shteti? E çfarë shoqëria? 

Në këtë episod të podkastit Libertas, flasim me Mërgime Kajtazi, avokate nga Kosova, me bazë në SHBA.

Mërgimja ka qenë edhe vetë viktimë e dhunës së ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj. 

Teksa jeta e saj ka ndryshuar për mirë, si e mbijetuar e dhunës në çift, Mërgimja i bën thirrje grave dhe vajzave të cilat aktualisht ballafaqohen me dhunë në familje, të flasin dhe të raportojnë dhunën. "Dhuna [e ushtruar ndaj teje] nuk është, është turpi i dhunuesit", thotë ajo. 

"Lëre [partnerin ose bashkëshortin] në shuplakën e parë. Nuk do të bëhet kurrë më mirë", është mesazhi i Mërgimes për gratë dhe vajzat viktima të dhunës.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco