Aksident i rëndë në Gjakovë: Shoferi hyn në tejkalim dhe përplaset me një veturë

Aksident i rëndë në Gjakovë: Shoferi hyn në tejkalim dhe përplaset me një veturë

08:03, 04/12/2022

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion pothuajse çdo ditë po shkakton dhjetëra aksidente trafiku me lëndime. Jo rrallëherë këto raste po përfundojnë me lëndime të rënda, apo edhe me fatalitet.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur edhe mbrëmë në fshatin Hereq të Gjakovës, ku një veturë është përplasur me një veturë tjetër dhe për pasojë shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Shoferi i dyshuar ka bërë tejkalim në mënyrë të pasigurt dhe më pas e ka goditur veturën përballë tij. Për pasojë, i dyshuari i ka thyer tri brinjë, teksa lëndime ka pësuar edhe shoferi tjetër.

Për shkak të përplasjes janë shkaktuar edhe dëme materiale, ku në vendin e ngjarjes ka dalë Policia për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Kurse dy shoferët e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” për trajtim mjekësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco