Sot parashihet të bie shi, temperaturat bien në 1 gradë Celsius

Sot parashihet të bie shi, temperaturat bien në 1 gradë Celsius

08:01, 04/12/2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, transmeton Sinjali.

Vranësirat ditën e sotme parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë deri mesatare.”, thuhet në njoftim.

May be an image of map

 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco