Ministria e Drejtësisë: Gratë duhet të trajtohen të barabarta

Ministria e Drejtësisë: Gratë duhet të trajtohen të barabarta

07:51, 01/12/2022
Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas ngjarjes së mbrëmshme tragjike, ku një grua shtatzënë u vra nga ish-bashkëshorti.
 
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kjo ministri ka shpërndarë fotografi teksa krerët shtetërorë, me në krye shefin e ekzekutivit ndjekin filmin: "Vera andrron detin".
 
Siç përshkruhet në publikim, ky është filmi që pasqyron në mënyrë brilante cenimin e integritetit ekonomik të grave.
 
Më poshtë edhe komunikata e plotë:
 
'Vera andrron detin' është filmi që pasqyron në mënyrë brilante cenimin e integritetit ekonomik të grave.
 
Detyrimi fisnor për të hequr dorë nga prona së cilës i takon gruas është një fenomen tjetër i rënduar në realitetin tonë shoqëror. Gratë duhet të trajtohen të barabarta. Në familje, në shoqëri, në institucione. 
 
Këtë duhet kuptuar, familja dhe e tërë shoqëria. 
 
Le të lëvizim bashkë drejt një shoqërie më të emanciouar.
 
Sa më shumë të përbashkuar drejt barazisë aq më shpejtë drejt një shoqërie më të emancipuar.
ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco