Rrena më e madhe që burrat kosovarë ia tregojnë vetes është se tradita jonë respekton gratë

Rrena më e madhe që burrat kosovarë ia tregojnë vetes është se tradita jonë respekton gratë

07:43, 01/12/2022
Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, ka reaguar për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë në QKUK.
 
Ai ka thënë se gënjeshtra më e madhe e burrave kosovarë është tradita jonë.
 
“Tradita patriarkale në fakt është thelbi i problemit”, ka thënë ai teksa ka shpejguar këtë gjë.
 
“Rrena ma e madhe që burrat kosovarë vazhdojnë me ia tregu vetes është se tradita jonë i respekton gratë. I respekton me kusht që ato ju nënshtrohen rregullave të cilat i kanë përcaktu në kushte primitive të jetesës do burra. Rob i shpisë dmth. Pak me dalë gratë prej këtyre kornizave, shihet se për çfarë respekti bâhet fjalë. Tradita patriarkale në fakt është thelbi i problemit. Ajo e prodhon ankthin dhe tutën prej “çburrnimit” - këtë burim kryesor të histerisë së burrit modern shqiptar, i cili manifestohet me homofobi, misogjini e deri në dhunë e vrasje.”, ka shkruar ai në Facebook.
 
Ndryshe të mërkurën mbrëma një grua shtatzënë dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e QKUK-së në Prishtinës.
 
Gruaja 35 vjeçare raportohet se ishte në javët e fundit të shtatzanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco