Punime për siguri të sistemit, KEDS tregon vendet ku nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Punime për siguri të sistemit, KEDS tregon vendet ku nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të rrymës

23:12, 30/11/2022

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër dhe pasnesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve të Kosovës:

01.12.2022

Ferizaj

1.

Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Sllovia (kodi: 41000003) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Dobratin, Gushtericë e Poshtme, Livagjë, Sllovi, Smallushë, Çollapek, Gllavicë dhe Marevc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive (bartja e rrjetit  të tensionit të mesëm në shtylla të reja  të betonit.

02.12.2022

Punime në projekte investive

Gjakovë

1.

Nga TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Caralluka (kodi: 82082001) prej orës 09:00 deri në ora 13:00

Vendet: rr.603 Adem Jashari (një pjesë), Rr.605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), Rr.606 Pavarësia (1 konsumator), Rr.610 Hisni Mazreku (1 konsumator), fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës.

Arsyeja: Projekte investive, shtrirje e përçuesit dhe montimi i izolatorëve.

2.

Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Ponosheci (kodi: 80080006) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: fshatrat: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.

Arsyeja: Projekte investive,  ndërrimi i transformatorit në fshatin Jahoc.

3.

Nga TS 35/10[kV] Malisheva do të ndërprehet:

TS 10/0.4kV TS NGUCAT (TE SABITI) (kodi: 82082005037) nga ora 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: TS 037 Ngucat te Sabiti.

Arsyeja: Projekte investive, shtrirja e kabllos në trasenë ekzistuese.

Mitrovicë

1.

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Turiqevci (kodi: 74000006) prej orës 08:30 deri në ora 17:00

Vendet: Llausha, Rakinica, Kopiliq i Epërm, Kllodernica, Turiqefc, Buroj, Vojnik, Izbica, Ozrim, Kopiliq i Ulët dhe Açareva.

Arsyeja: Projekte investive, vendosja e shtyllave te reja te tensionit të mesëm, vendosja e konzollave, shtrirja dhe fiksimi i përçuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco