Çitaku i kërkon Kurtit ta fshijë reagimin dhe të kërkojë falje

Çitaku i kërkon Kurtit ta fshijë reagimin dhe të kërkojë falje

23:08, 30/11/2022
Vlora Çitaku ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti ta fshijë statusin ku reagoi për vrasjen e sotme të një gruaje në oborrin e QKUK-së.
 
Çitaku ka vlerësuar se Kurti ka gabuar në dy raste në shkrimin e tij, përcjell Syri.net Kosova.
 
"Kryeministër, fshije këtë status dhe kërko falje", ka shkruar Çitaku.
 
Ajo ka treguar arsyen pse po i kërkon Kurtit këtë gjë.
 
“Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte.” ✖️
“…dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë.” ✖️, (Sic!)
 
Këto dy fjali janë arsyeja sipas Çitakut që Kurti duhet ta fshijë reagimin e tij dhe të kërkojë falje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco