Vrasja e shtatzënës, Bajrami: Krimet po ndodhin pasi s’ka dënime kapitale për kriminelët

Vrasja e shtatzënës, Bajrami: Krimet po ndodhin pasi s’ka dënime kapitale për kriminelët

20:02, 30/11/2022

Deputetja nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami ka reaguar pas vrasjes së një gruaje 35-vjeçare shtatzënë sonte në oborrin e Gjinekologjisë, duke thënë se krimet e tilla po ndodhin pasi që sipas saj nuk ka dënime kapitale për kriminelët.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se ky është rasti i dytë brenda pak ditësh kur edhe një mësuese u vra në mënyrë mizore.

“Gjithë këto krime po ndodhin pasi s’ka dënime kapitale për kriminelët. Gjykatat duhet të japin dënime maksimale për gjithë ata që bëjnë krime të tilla. Në praktikë po ndodh e kundërta. Këto dy vrasje po ndodhin pak ditë pasi gjykata uli dënimin nga burgimi i përjetshëm në 35 vjet burgim për vrasësin e Donjeta Pajazitajt. Vrasësi ishte recidivist. Kishte vrarë edhe një fëmijë për hakmarrje. Pse t’i ulet dënimi dikujt që është përsëritës i veprave penale?

Të gjitha hallkat e shoqërisë duhet të reagojnë. Nga Parlamenti e deri te familja. Duhet angazhim gjithëkombëtar për t’i ndalë këto krime dhe për t’i dënuar kriminelët”, ka shkruar Bajrami.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco