'E kam ndjerë si përgjegjësi timen'/ Mustafa flet për vizitën në Hagë te Thaçi dhe Veseli

22:05, 28/11/2022

Isa Mustafa foli në Çim Peka Live edhe për vizitën që bëri në Hagë te Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale e Kosovës. 

Mustafa tha se vizitën e ka kryer për shkak të përgjegjësisë që ka ndjerë dhe jo për ta shfrytëzuar politikisht. 

Peka: Zoti Mustafa pyetja e fundit. Para pak ditësh, ndoshta edhe në kuadër të 28 nëntorit, duhet pak si vizita folklorike por në fakt ju keni vizituar në Hagë ish- presidentin Thaçi, ish-kryetarin e parlamentit zotin Veseli, Rexhep Selimin. Jeni rrëzuar nga pushteti edhe është prishur marrëveshja prej tyre në një farë forme të prerë në besë politikisht në mënyrë të njëanshme. Megjithatë, në këto ditë të vështira ju bëni një akt human. Wshtë si është një akt human apo ka edhe nuanca politike? Ju besoni se arrestimi i tyre po e dëmton Kosovën. Pra, jeni shumë tolerant në aspektin njerëzor gjë që është për tua vlerësuar, po në aspektin politik kjo vizitë e juaja mendon i shërben Kosovës, mbrojtja e tyre mbron edhe Kosovën apo për tu bërë pak cinik, kjo vizitë e juaja ju thotë ‘unë jam prap ku isha, ju jeni këtu’?
Mustafa
: Unë e kam ndjerë si përgjegjësi timen meqenëse kam përgjegjësi njerëzore, as politike e asgjë tjetër që të shkojë t'i vizitojë. Njerëzit me të cilët kam punuar.

Peka: E kam bërë këtë pyetje pak cinike sepse për të qenë korrekt sepse kam pyetur direkt presidentin Thaçi, pak para arrestimit, kur shikoja që sa herë ishin përvjetorët e zotit Rrugova shkonte me kënaqësinë me të madhe vendoste tufa me lule tek varri i presidentit. Dhe pyetja ime mund të ketë qenë cinike por deri diku edhe e vërtetë. Ndoshta njeriu që shkonte më me qejf tek varri i Ibrahim Rrugovës ishte Hasim Thaçi sepse Ibrahim Rrugova vetëm i vdekur mund të mundej dhe donte të bindej se nuk mund të zgjohej nga varri dhe s’kishte kush ta mundte derisa doli Albin Kurti ose derisa e arrestuan. Vizita juaj a kishte pak a shumë këtë nuancë ‘më bëtë atë që më bëtë, por unë prap jam human, unë ngela në Kosovë e ju jeni këtu’.
Mustafa:
Jo, unë kam shkruar ti shoh dhe kam pasur qëllim të shoh se në çfarë gjendje janë atje. Bisedoj me ta, sepse atë gjykatë në një formë e kemi bërë bashkë. Unë kam qenë kryeministër i Kosovës kur është themeluar gjykata, por edhe rreth asaj se çfarë do të jenë pasojat e asaj gjykate dhe ju kam thënë që unë nuk pres që njerëzit e LDK-së, ndoshta dikush mund të jetë subjekt i trajtimit të gjykatës, mirëpo nuk pres që njerëzit e partisë time edhe ata që kam punuar më përpara do të jenë subjekt, por siç duket subjekt do të jenë njerëzit e UÇK-së, pra mos të sjellim situatë nesër që të thuhet se LDK-ja na i bëri gjykatën, na çoi në Hagë, por kjo çështje do të thotë që ju keni argumente ose ju keni qëndrim që gjykata nuk duhet të bëhet edhe nuk bëhet mbi bazën e asaj se çfarë pretendohej në atë periudhë atëherë në asnjë rast LDK-ja nuk është ajo parti e cila, siç thonë që kjo gjykatë të bëhet.

Dhe mos të them që kishte edhe kërcënime nga faktori ndërkombëtarë edhe nga njerëz që vinin nga Bashkimi Europian, nga SHBA që në nëse nuk e bën kuvendi i Kosovës gjykatën këtu atëherë iniciativën për themelimin e gjykatës do ta ngrijë ose Rusia ose Kina në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, edhe ne nuk do ta kundërshtojmë e nuk do të japim atë iniciativën në Këshillin e Sigurimit. Ishte një bindje që megjithatë duhej të bëhej, duhet të ballafaqohet me njerëzit që do të dyshohet me të që ai proces do të kryhet prapë me forcimin e autoritetit të UÇK-së dhe të gjithë atyre që kanë punuar dhe luftuar për këtë vend.

Edhe unë kam kaluar mirë atje, kam pasur biseda shumë të këndshme, të mira, racionale, konkrete me ta, që do të thotë jemi marr më tepër me çështje private sesa me çështje të tjera sepse nuk mund të pyetet që në atë situatë të diskutohen edhe çështjet e tjera. E kisha uruar që ai proces të kryhet më shpejtë e të mos zvarritet kështu siç ka filluar të ndodhë, që edhe Kosova edhe njerëzit të lirohen nga ai ankth i cili po ndodh tani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco