Raporti i NATO-s: Serbia të vendos, sanksione Rusisë ose s’ka BE

Raporti i NATO-s: Serbia të vendos, sanksione Rusisë ose s’ka BE

22:05, 28/11/2022

Raporti i fundit i NATO-s për Ballkanin Perëndimor sjell paralajmërime të reja për Serbinë. Nëse lufta në Ukrainë vazhdon dhe Serbia është këmbëngulës për të mos iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, kandidatura e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian është në rrezik, shkruan Nova.rs.

“Pozicioni i Serbisë po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm ndërsa krimet e Putinit bëhen më të mëdha dhe më të tmerrshme. Kështu, ekziston rreziku që qeveria serbe të jetë gjithnjë e më e izoluar në Evropë. Kandidimi i Serbisë tashmë është problematik dhe tani është në rrezik edhe më të madh”, thuhet në raport.

Në raport, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe një herë Qendrës Humanitare Ruse në Nish.

“Qendra e tyre humanitare në Nish shërben si qendër e aktivitetit të spiunazhit, duke u dhënë rusëve qasje në infrastrukturën lokale dhe kombëtare të mbrojtjes civile dhe ka një sërë lidhjesh informale, për shembull, midis kishave kombëtare të dy vendeve dhe organizatave të tjera”.

Po ashtu në raport theksohet se Beogradi është i vetmi kryeqytet evropian që mbajti një tubim në mbështetje të Rusisë dhe se në mesin e qytetarëve ka mbështetje të madhe për presidentin rus Vladimir Putin.

“Një sondazh i fundit tregoi se 60 për qind e serbëve fajësojnë SHBA-në për luftën dhe 51 për qind fajësojnë NATO-n, krahasuar me vetëm 26 për qind që fajësuan Rusinë dhe 24 për qind që mendonin se Ukraina apo BE-ja ishin fajtore për pushtimin”.

Kështu në raport konstatohet se ka shenja se kjo krizë do të komplikojë seriozisht procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, veçanërisht nëse vazhdon të shkelë konsensusin evropian për sanksionet ndaj Rusisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco