Tanja Fajon: Sllovenia është avokate e fortë e liberalizimit të vizave për Kosovën

Tanja Fajon: Sllovenia është avokate e fortë e liberalizimit të vizave për Kosovën

18:58, 28/11/2022

Fajon: Sllovenia është avokate e fortë e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Shefja e diplomacisë sllovene, Tanja Fajon, ka deklaruar se Sllovenia është avokate e fuqishme e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“BE duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugën për BE. Sllovenia është një avokate e fortë e dhënies së statusit kandidat për Bosnjën, liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe e hapjes së kapitujve të rinj me Serbinë dhe Malin e Zi”, ka shkruar Fajon.

Fajon po merr pjesë në takimin e Liderëve të Mynihut. Takimet e Liderëve të Mynihut bashkojnë një grup ekskluziv me deri në 75 pjesëmarrës të nivelit të lartë për të diskutuar në lidhje me sfidat aktuale të politikës së jashtme dhe të sigurisë me theks të veçantë në një kontekts specifik rajonal.

Takimet zhvillohen deri në dy herë në vit në kryeqendra të ndryshme të botës.

Takimet e Liderëve të Mynihut mundësojnë një shkëmbim të hapur dhe interaktiv midis vendimmarrësve të nivelit të lartë dhe ekspertëve të lartë nga e gjithë bota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco