Vuçiqi nuk i beson Gjermanisë: Do ta mbështesë gjithmonë Kosovën, “është fëmijë i saj

Vuçiqi nuk i beson Gjermanisë: Do ta mbështesë gjithmonë Kosovën, “është fëmijë i saj

18:29, 28/11/2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nëse për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, çështja e statusit të Kosovës është e mbyllur, njëjtë është edhe për të, raporton “Kossev”.

Vuçiq ka thënë se statusi i Kosovës është “i bazuar në Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së”.

Kurti në një deklaratë të fundit ka thënë se Serbia dëshiron të flasë për statusin e Kosovës, mirëpo ajo çështje është e mbyllur me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. E ndaj saj ka reaguar Vuçiq.
“Nëse zoti Kurti thotë se për të ka përfunduar çështja e statusit të Kosovës, është mirë, sepse edhe për mua ka përfunduar kjo gjë”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se është e bazuar kjo çështje në Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së.

Vuçiq po qëndron në një vizitë dyditore në Oslo të Norvegjisë. Presidenti serb ka thënë se Kurti po mbështetet te shtetet e mëdha perëndimore, duke shpresuar se ato do ta bindin Serbinë të pranojë diçka.

“Kjo tregon se zoti Kurti më së shumti mbështetet në forcën e vendeve të mëdha dhe të fuqishme nga Perëndimi dhe mendon se ata do të jenë që do ta detyrojnë Serbinë të pranojë diçka”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se Kosova duhet së pari të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, para se të bisedohet për çështje tjera.

Ndërkohë Vuçiq ka thënë se nuk i beson lidershipit gjerman.

“QUINT-i gjithmonë do t’i mbështesë shqiptarët në Kosovë e M. Gjermanët janë më të hapur në këtë drejtim, por kështu është, nuk ka filozofi. Ata do t’i mbështesin gjithmonë, është fëmija e tyre, do ta tundin sa munden”, tha Vuçiq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco