Meta në Kosovë, feston ditën e Pavarësisë krah familjes Rugova

Meta në Kosovë, feston ditën e Pavarësisë krah familjes Rugova

17:26, 28/11/2022

Kryetari I Partisë së Lirisë, Ilir Meta zgjodhi ta festoi ditën e pavarsisë në Kosovë me familjen e ish-presidenti Rugova.

Meta është shprehur se në këtë ditë të bekuar për kombin tonë ne nderojmë sakrificat më sublime të shqiptarëve të Kosovës, që paguan çmimin më të rëndë për të garantuar pavarësinë e Shqipërisë 110 vjet më parë

Postimi I Metës:

I lumtur sot të uroja në Prishtinë për Festën e Flamurit Kombëtar Familjen Rugova, bashkëshorten e tij, znj. Fane si edhe Teutën, Mendimin dhe Ukën. Sot në këtë ditë të bekuar për kombin tonë ne nderojmë sakrificat më sublime të shqiptarëve të Kosovës, që paguan çmimin më të rëndë për të garantuar pavarësinë e Shqipërisë 110 vjet më parë.

Sot është një ditë kur të gjithëpranishëm në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve kudo në botë janë Presidenti Rugova me urtësinë dhe largpamësinë e tij shtetformuese, si edhe Komandanti legjendar Adem Jashari dhe të gjithë heronjtë, që vaditën me gjakun e tyre themelet e lirisë dhe pavarësisë të shtetit të Kosovës.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco