Gazetari i njohur shqiptar Adi Krasta është pajisur me pasaportë kosovare.
Këtë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, duke publikuar dy fotografi ku shihet si shtetas i Kosovës.
Nuk dihet se cili ishte motivi i tij për të marrë pasaportën e Kosovës, por besohet që të jetë i lidhur me motive patriotike pasi është publikuar sot më 28 nëntor.
Në anën tjetër, këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa, dje i është dhënë nënshtetësia shqiptare.
© SYRI.net