Paraburgim edhe për babain e 3 vjeçares, avokati: U barazuan veprimet çnjerëzore të të ashtuquajturit “logoped”

Paraburgim edhe për babain e 3 vjeçares, avokati: U barazuan veprimet çnjerëzore të të ashtuquajturit “logoped”

17:04, 28/11/2022

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh logopedit Iljasa Fazliu, i cili dyshohet se ka abuzuar me një fëmijë me autizëm teksa po e trajtonte në ordinancën e tij private në Gjilan.

Përveç tij, masa e paraburgimit iu është caktuar edhe babait të vajzës dhe familjarit të tij, të cilët e kanë sulmuar fizikisht logopedin, si ‘qërim’ hesapesh për abuzimin e fëmijës.

Sipas Spahiut janë barazuar veprimet e ndërmarra nga prindi i vajzës dhe dajës me veprimet ç’njerëzore të të ashtuquajturit “LOGOPED”.

Lidhur me paraburgimin ka reaguar avokati i dajës së vajzës 3 vjeçare që së bashku me babain e të miturës ushtruan dhunë ndaj logopedit. Sipas Spahiut janë barazuar veprimet e ndërmarra nga prindi i vajzës dhe dajës me veprimet ç’njerëzore të të ashtuquajturit “LOGOPED”.

“Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të mbrojturit tonë dhe babait te vajzës së keqtrajtuar nga Logopedi Iljasa Fazliu, e njëkohësisht e ka caktuar masën e paraburgimit edhe ndaj të dyshuarit të parë- Logopedit. Me anën e këtij vendimi janë barazuar veprimet e ndërmarra nga prindi i vajzës 3 vjeçare dhe i dajës së saj me veprimet ç’njerëzore të të ashtuquajturit “LOGOPED”, i cili është dashur që ta trajtojë në mënyrë profesionale vogëlushen e pafajshme. Brenda afatit ligjor do të ushtrojmë ankesë dhe shpresojmë qe Gjykata e Apelit do ta trajtojë rastin në mënyre objektive. Me respekt Avokatura SPAHIU” – shkroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco