Haxhiu: Opozita që thirret në emër të luftës, patën mundësi t’i përmirësojnë gabimet e së kaluarës

Haxhiu: Opozita që thirret në emër të luftës, patën mundësi t’i përmirësojnë gabimet e së kaluarës

21:06, 07/10/2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi që kuvendi votoj pro projektligjit për institutin për krime lufte.

Ajo tha se sot për herë të parë, pas 23 vitesh, kuvendi votoi një projektligj me peshë të madhe për historinë e Kosovës.

‘’ Për herë të parë, 23 vite pas përfundimit të luftës, Kuvendi votoi një projektligj me peshë të madhe për historinë e Kosovës atë për themelimin e Institutit që do të dokumentojë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin mbi popullin e Kosovës’’, shkruajti Haxhiu.

Po ashtu ajo foli edhe për një grup opozitar, që sot me votimin e këtij projektligji patën mundësinë ti përmirësojnë gabimet e të kaluarës.

‘’ Një grup opozitar që thirren në emër të luftës, sot e patën mundësinë të përmirësojnë sadopak gabimet e tyre në të kaluarën. Në vend të rreshtimit në përkrahje të projektligjit nuk e mbështetën atë’’, shkruajti ministrja në Facebook.

Postimi i plotë:

Për herë të parë, 23 vite pas përfundimit të luftës, Kuvendi votoi një projektligj me peshë të madhe për historinë e Kosovës atë për themelimin e Institutit që do të dokumentojë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin mbi popullin e Kosovës.

Nëse jo për diçka tjetër, përballë krimeve të Serbisë në Kosovë do të duhej të ishim të unifikuar.

Një grup opozitar që thirren në emër të luftës, sot e patën mundësinë të përmirësojnë sadopak gabimet e tyre në të kaluarën. Në vend të rreshtimit në përkrahje të projektligjit nuk e mbështetën atë!

Megjithatë, falënderoj deputetët mbështetës dhe zotohemi se do të jemi bashkë në Komisionin për Legjislacion për adresim të propozimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco