Ish-kryeministri konstaton se më shumë biznese po falimentojnë tash se në kohën e pandemisë

Ish-kryeministri konstaton se më shumë biznese po falimentojnë tash se në kohën e pandemisë

21:03, 07/10/2022

Në emisionin EURO n’7, ish-kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka shpjeguar se hartimi i pakove fiskale në pëkrahje të bizneseve dhe ekonomive familjare ka nisur qysh në qeverinë Mustafa, derisa pakot e qeverisë aktuale i quan padobishme.

Sipas tij pakot e qeverive të udhëhequra nga LDK janë të vetme pako fiskale që kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit.

“Pakot fiskale kanë nisur që prej qeverisë Mustafa dhe ato mbeten politikat e vetme zhvillimore dhe pako qe kane ndihmuar zhvillimin e vendit”.

Ndarja e 100 eurove, njëherë, sipas tij  nuk është zgjidhje dhe nuk ndihmon qytetarët që të përballojnë krizën ekonomike.

“Dallimi i pakove financiare mbështetëse mes qeverisë së udhëhequr nga LDK dhe LVV është se me shumë biznese kanë falimentuar tash se në kohën e pandemisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco