Gashi njofton se merr nën mbrojtje 11-vjeçaren që u keqtrajtua nga 5 persona

Gashi njofton se merr nën mbrojtje 11-vjeçaren që u keqtrajtua nga 5 persona

19:59, 07/10/2022

Avokati i njohur kosovar, Tomë Gashi ka njoftuar përmes një statusi në Facebook se nga sot do të jetë avokat -përfaqësues juridik i 11-të vjeçares që u keqtrajtua nga 5 persona, përcjell Syri net Kosova.

Sipas Gashit po të mos kishte pasur neglizhencë nuk do të ishin përsëritur kurrë raste të tilla.

“Nga sot une jam avokat -perfaqesues juridik i 11-te vjeçares V.M qe u keqtrajtua per te cilen dha doreheqje drejtori I Policise se Kosoves dhe u shkarkuan disa zyrtar.Ne kete rast jane duke u angazhuar shume institucione per ti ndihmuar asaj ,por sot e vertetova se po te mos kishte pasur neglizhence teper te madhe nuk ishin perseritur kurre raste te tilla.”, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco