Bogujevci: Projektligji për Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë do të jetë njëri prej më të rëndësishmit

Bogujevci: Projektligji për Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë do të jetë njëri prej më të rëndësishmit

18:55, 07/10/2022

Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka thënë se Projektligji për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, është një njëri prej më të rëndësishmit.

Bogujevci ka treguar se me çka ka të bëjë ky dokumentim dhe hulumtim, derisa shtoi se mbledhja e të dhënave në të ardhmen mund të shërbejë edhe për padi.

Ajo theksoi se nuk do të bëhen hulumtime shkencor, pas sipas saj, nuk do të publikohen.

“Mendoj që është njëri prej projektligjeve më të rëndësishme, dhe sinqerisht nuk e prita që diskutimi do të vjen deri në këtë pikë. E para nuk është hulumtim shkencor, çështja e dokumentimit të krimeve të luftës, për shkak se nuk janë duke u bërë hulumtime shkencore ku kanë me pasë publikime në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Bogujevci.

“Kam qenë pjesë e hulumtimeve dhe dokumentimeve specifikisht me rastin e familjes time, e di çka nënkupton, vonë kam qenë pjesë e saj”, shtoi ajo.

“Çështja e hulumtimit dhe dokumentimit lidhet si njëfarë forme të një dëshmie që jep secili individ, qoftë që ka përjetuar një diçka vet, qoftë që ka qenë dëshmitar, nuk është një hulumtim shkencor, hulumtimi shkencor nënkupton kur mblidhen të dhënat edhe dalin ato të dhëna, këtu e kemi fjalën kur bëhet hulumtim dhe dokumentim i të dhënave që shërbejnë pastaj për hulumtime shkencore, por edhe për çështja të tjera, mund me qenë edhe për padi”.

“Këto gjëra nëse është e nevojshme mund t’i bëjmë edhe më thellë, t’i hulumtojmë edhe më thellë për me pa se si bëhet plotësimi i ligjit, nëse mendoni që ka elemente të caktuar në ligj që duhet të plotësohen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco