Ushtarët e FSK-së gjejnë kuletën me 600 euro dhe dokumente, ia dorëzojnë pronarit

Ushtarët e FSK-së gjejnë kuletën me 600 euro dhe dokumente, ia dorëzojnë pronarit

18:06, 07/10/2022

Dy ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë një gjest për t’u përshëndetur. Ata kanë gjetur një kuletë me rreth 600 euro dhe dokumente, e cila i kishte humbur një qytetari nga Drenasi.

Të njëjtit ia kanë kthyer kuletën pronarit bashkë me të hollat dhe dokumentet.

“Faleminderit ushtarë të UÇK-së. Faleminderit ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës për veprimin burrëror që treguat në rastin e humbjes së kuletës time me para afër 600 euro dhe dokumente. Respekt për këta ushtarë”, ka shkruar qytetari nga Drenasi, në llogarinë e tij në Facebook. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco