Kurti harron që është kryeministër, humb qetësinë në Kuvend

Kurti harron që është kryeministër, humb qetësinë në Kuvend

18:06, 07/10/2022

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në seancën parlamentare, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe shefit të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Kurti gjatë fjalës së tij, i është drejtuar Tahirit duke i thënë mjaft dhe se ky i fundit nuk ka legjitimet ta marr fjalën.

“Ju porsa treguat se ku e keni mendjen. Tek punësimi i militantëve, aty e keni mendjen. Këtu bëhet fjalë për vullnet, hulumtim e dokumentim të krimeve të Serbisë, ndërkaq ju flisni për punësime të militantëve. Vullnetin duhet ta bëjmë institucion. Prandaj s’keni kurfar legjitimiteti ta merrni fjalën e të flisni gjepura këtu. Mjaft më, mjaft o deputeti më shurdhuese, mjaft”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Ndërsa Tahiri, i ka reaguar Kurtit duke thënë se duhet me qenë në siklet të madhe me bë periudhë që hulumton krimet e luftës deri me 31 dhjetor të vitit 2000, pasi që luftë në Kosovë pas 20 qershorit nuk ka pasur.

Tutje Tahiri e ka cilësuar këtë si marre të madhe.

“Duhesh me qenë në siklet të madh me shti periudhë ku i hulumton krimet e luftës deri me 31 dhjetor të vitit 2000. Luftë në Kosovë mas 20 qershor, nuk ka pas. Kriminelet që kanë kryer krime në cilën do datë duhet të dalin para drejtësisë. Luftë nuk ka pas, me qenë objekt i hetimit të krimeve të luftës zyrtarisht me përcaktu Kosova si datë, është marre e madhe për ty, se të kurseva në fillim. Është marre e madhe, nuk tolerohet kjo punë.”, ka thënë ndër tjerash Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco