Ekzekutimi i pagave për mësimdhënësit, reagon Jeta Statovci

Ekzekutimi i pagave për mësimdhënësit, reagon Jeta Statovci

17:57, 07/10/2022

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka përshëndetur vendimin e ministrit Murati për vendimin për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.

Sipas saj, ky është një veprim i rëndësishëm për rikthimin e normalitetit të plotë të sistemit arsimor.

“Është për t’u përshëndetur ekzekutimi i pagesës për mësimdhënësit nga ana e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve. Veprim i rëndësishëm për rikthim në normalitet të plotë të sistemit arsimor parauniversitar dhe mirëmbajtjen e mirëqenies qytetare” shkroi Statovci, duke shpërndarë njoftimin e Muratit.

Kujtojmë që ditë më parë, Statovci doli kundër vendimit të Qeverisë për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit që ishin në grevë.

Ajo tha se, pavarësisht se a ishin të drejta kërkesat e tyre dhe bllokada që ata krijuan, atyre duhet t’u ekzekutohet paga, sidomos kur jemi në një situatë ku shumë familje përballen me rritje të çmimeve.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco