Kovaq: Kundërshtime ndaj dëshirës së Prishtinës për t’u bërë shpejt anëtare e Këshillit të Evropës

Kovaq: Kundërshtime ndaj dëshirës së Prishtinës për t’u bërë shpejt anëtare e Këshillit të Evropës

17:47, 07/10/2022

Zëvendëspresidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Elvira Kovaq, tha sot se në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, se më së shumti kundërshtime ndaj kërkesës së Prishtinës për anëtarësim në atë organizatë, kishin të bënin me shpejtësinë me të cilën Prishtina dëshiron që ai proces të “shtyhet përpara” dhe se mbështetja për pavarësinë e Kosovës nuk do të thotë domosdoshmërisht mbështetje për anëtarësimin e saj në KE.

Kovaq thotë se, pavarësisht asaj që Prishtina llogarit matematikisht që nga 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës, 34 prej tyre e kanë njohur Kosovën, ndërsa 12 jo, dhe mendon se ka dy të tretat e shumicës, nuk do të thotë se e ka mbështetjen edhe për anëtarësim në atë organizatë.

“Vërtet do të ishte precedent nëse nga njëra anë pranohet dikush që nuk është shtet dhe nuk e ka atë entitet zyrtar, dhe nga ana tjetër, me shpejtësinë që ata duan. Kundërshtimet më të shumta, madje edhe nga ata prej të cilëve Prishtina priste mbështetje të parezervë, lidheshin pikërisht me shpejtësinë me të cilën duan ta shtyjnë para gjithë këtë proces”, tha Elvira Kovaq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco