Djegia për të dytën herë e veturës së zyrtarit të SHSKUK-së, reagon Ministria e Shëndetësisë

Djegia për të dytën herë e veturës së zyrtarit të SHSKUK-së, reagon Ministria e Shëndetësisë

17:43, 07/10/2022

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar përgjatë së premtes se iu është djegur vetura drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të SHSKUK-së, Musa Vitija.

Duhet shtuar se të njëjtit zyrtar i është djegur vetura edhe para disa javësh, shkruan lajmi.net.

Rreth kësaj, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila ka thënë se e ka pranuar me shqetësim njoftimin se në ambientet e SHSKUK-së, i është djegur vetura e Drejtorit të njësisë së Auditimit të Brendshëm të SHSKUK.

Po ashtu, Ministria i ka bërë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që të marrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së kësaj ngjarjeje.

“Ministria e Shëndetësisë ka pranuar me shqetësim njoftimin se në ambientet e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i është djeguar vetura e Drejtorit të njësisë së Audimit të Brendshëm të ShSKUK. Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë që pa vonesë të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje dhe që edhe autorët edhe porositësit e këtij akti makabër t’i nxjerrin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e MSH-së.

Tutje, në reagim shtohet se, MSH-ja shpreh mbështetje për çdo zyrtar që i shërben institucioneve publike dhe se aktet e tilla si ky, nuk i zmbrapsin e as nuk i frikësojnë.

“Në të njejtën kohë shprehim mbështetjen për çdo zyrtar që i shërben institucioneve tona publike dhe i inkurajojmë të mos zmbrapsen e të vazhdojnë punën e tyre. Paraja publike do të përdoret në të mirë e në shërbim të qytetarit, keqbërjet do të evidentohen e do të procedohen tek organet gjegjëse. Aktet qyqare si ky e një tjetër ditë më parë, nuk na zmbrapsin e as nuk ka frikësojnë. Përkundrazi, na forcoinë e na bëjnë më të vendosur drejt punëve tona për te kthyer shëndetësinë publike në rrugë të mbarë”, përfundohet në reagimin e MSH-së

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco