NATO: Aleanca do ta sigurojë paqen në Kosovë

NATO: Aleanca do ta sigurojë paqen në Kosovë

16:02, 07/10/2022

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-së, Mircea Geoana, ka ritheksuar përkushtimin e Aleancë-Veri Atlantike për të siguruar stabilitetin e shteteve në Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar faktin se blloku më i madhe perëndimor ushtarak do të bëjë gjithçka për të siguruar paqen në Kosovë përmes misionit të KFOR-it.

Sipas tij, NATO-ja është e vendosur të mbështes paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar një mjedis të sigurt për banorët e Kosovë, por e dimë se ajo që do të sigurojë paqe të qëndrueshme është dialogu ndërmjet Kosovës dhe sidomos bashkëjetesa e të gjitha komuniteteve, prandaj liria e lëvizjes është e nevojshme” ka thënë Geoana në forumin To Be Secure, e organizuar nga Këshilli Atlantik i Malit të Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco