Kurti: Me Ligjin e Pagave, profesionistët shëndetësorë do ta kenë atë që e meritojnë

Kurti: Me Ligjin e Pagave, profesionistët shëndetësorë do ta kenë atë që e meritojnë

12:34, 07/10/2022

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ka përfunduar kalendari për konsultime publike në lidhje me Ligjin për Paga dhe se profesionistët shëndetësorë e kanë atë që e meritojnë maksimalisht në rrethanat dhe mundësitë ekzistuese.

Ai tha se përveç pagës dhe shtesave të tjera, profesionistët shëndetësorë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik do ta kenë edhe shtesën e veçantë.

“Ndërsa, sa i përket profesionistëve të huaj shëndetësorë, sidomos atyre që janë nga mërgata dhe trojet shqiptare, ne u bëjmë thirrje atyre që të inkuadrohen në sistemin tonë shëndetësor në mënyrë që ta rrisim edhe cilësinë edhe t’i plotësojmë zbrazëtitë që i kemi por edhe gjithashtu kontributin e tyre i cili është më shumë spontant ta bëjnë institucional”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai tha se nuk merret me punësime e me emra të veçantë, por sipas tij, qeveria krijon mundësi e vendos parime, udhëheqet nga vlerat dhe siç tha ai “më pas të tjerët aplikojnë, kandidojnë, pranohen, punojnë, kontribuojnë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco