Kryeministri mohon se çdo i dyti mjek po largohet nga Kosova

Kryeministri mohon se çdo i dyti mjek po largohet nga Kosova

12:24, 07/10/2022

Qeveria e Kosovës angazhohet që punonjësit shëndetësorë të mos ikin nga vendi, tha kryeministri kosovar, Albin Kurti, në seancën e së premtes..

"Është fryrje e shifrave", tha kryeministri, "të thuhet se çdo i dyti punonjës shëndetësor po largohet nga vendi".

“Nuk e reflekton realitetin” një konstatim i tillë, tha Kurti.

Jo të gjithë ikin nga vendin, disa shkojnë në institucione private”.

“Ne po përpiqemi të rregullojmë atë çfarë kemi gjetur, edhe Ligji për Paga e bën më të mirën. Pasi ta aprovojmë në qeveri do ta sjellin në Kuvend ku do të disktuohet. Aty do të shihet pastaj se çfarë zgjidhje kemi bërë për të gjithë”, tha kryeminstri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco