Petkoviç s’bëhet rehat, i reagon Osmanit: Alfa dhe Omega është Kushtetuta e Serbisë

Petkoviç s’bëhet rehat, i reagon Osmanit: Alfa dhe Omega është Kushtetuta e Serbisë

11:37, 07/10/2022

Kushtetuta e Kosovës është Alfa dhe Omega e çdo veprimi, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për shtyp në Pragë në kuadër të samitit të parë të Komunitetit Politik Evropian kur u pyet nga gazetarët për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

I ashtuquajturi drejtor i zyrës së vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, reagoi ndaj Osmanin për formimin e Asociacionit, për çka tha se “nëse Kushtetuta e Kosvës është alfa dhe omega pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese për njohjen e 24 hektarëve të Manastirit të Deçanit nuk është zbatuar”.

Petkoviç, përtej kësaj, tha se Serbia “alfa dhe omegë të saj” e ka, siç tha ai “Kushtetutën e Republikës së Serbisë”, kushtetutë kjo që ende gëzon iluzionin se Kosova është “pjesë” e saj.

“Nuk ka asnjë arsye që Vjosa Osmani të ketë kaq shumë frikë nga pyetja e gazetarit për formimin e Asociacionit të Komunës, sepse e ka obligim të pajtuar në Bruksel më 2013 dhe 2015”, u shpreh ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me Asociacionin ka thënë se nuk mund të lejohet krijimi i një entiteti të ri në Ballkan siç është puna e “Republika Srpska”-s në Bosnje-Hercegovinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco