Abdixhiku për Kurtin: Po kërkon krizë edhe kur s’ka, sepse e ka mjet të mbijetesës

Abdixhiku për Kurtin: Po kërkon krizë edhe kur s’ka, sepse e ka mjet të mbijetesës

11:24, 07/10/2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti që ua ka ndalë pagën mësimdhënësve grevistë.

“Ky dënim në këtë kohë është nivel i ri i ulët i pandjeshmërisë ndaj njerëzve të këtij vendi”, ka thënë Abdixhiku.

“Tani greva është ndërprerë dhe me të ka rënë dhe fantazia e pushtetit për rënie të qeverisë e armiq të brendshëm kundër shtetit, por nuk ka rënë apetiti I këtij pushteti për të treguar forcë e për t’i ndëshkuar me forcë të plotë pikërisht në tërheqje me solidarizuesit me  grevën.

“Pra hakmarrja e pushteti merr formën e shkeljes, dhe atë shkelje ndaj mësimdhënësve të këtij vendi. Kjo është beteja e Albin Kurtit sot në Kosovë. Ndaj kujt? 25 mijë mësimdhënësve, 25 mijë familjeve kosovare me 400 euro rrogë.

Sipas Abdixhikut, Kurti po tregohet hakmarrës selektiv ndaj një kategorie, dhe ka thënë që kjo qeveri ose s’e kupton ligjin, ose po merr hak ndaj mësimdhënësve.

“Kjo vogëlsi e tij prej hakmarrësi ndaj të dobëtit është shenjë e politikës së tij dhe këtë kritikë të tij ai është selektiv. Ka paguar gjithë grevistët e tjerë, secilin tjetër sektorin publik, por ka vendosur me vetëdije të dënojë vetëm 25 mijë mësimdhënës kosovare.

“Është hakmarrje selektive ndaj një grupi, ndaj një kategorie. Në qoftë se respektimi i ligjit qenka vërtet kërkesë atëherë të dashur kolegë deputetë, si është e mundur që ligji të vlejë për diçka e jo për të gjithë? A qenka shkelje e ligjit dhe pagesa për grevistët tjerë?”

“Pra, kjo qeveri ose nuk e kupton ligjin, ose e kupton mirë por janë hakmarrës. Unë besoj që janë dyja. Por në dy rastet janë jokompetentë dhe të padenjë”.

Ai tha se Kurti po kërkon krizë sepse si politikan arrin të mbijetojë vetëm përmes saj.

“E vërteta e vetme që po kërkon Albin Kurtit është krizë, sepse krizën e ka mjet të mbijetesës. Ai është mësuar të krijojë e të jetojë e të mbijetojë në kriza e të rritet me to. Pa to nuk di të qeverisë – nuk di të bëjë. Dhe këtu krijon dhe armiq, e kur s’janë ata, duhet t’i krijojë disi. Por njerëzit e Kosovës janë lodhur me kriza, me beteja të parëndësishme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco